Prof.Dr.Ferat Polisi ‘Historiku i fshatit Dobovjan

Për rëndësinë e fshatit Dobovjan dhe Via Egnatia si pjesë e rëndesisë së fshatit .cit.Prof.Dr.Ferat Polisi ‘Historiku i fshatit Dobovjan fq 17-18
Për poziten gjeo-strategjike që ka fshati Dobovjan,që në lashtësi(antikitet) aty ka kaluar Rruga Via Egnatia,gjegjësisht rruga e Karavaneve si dhe me siguri të plotë edhe rruga tregtare që ka lidhur Shkodrën -Dibrën me Manastirin dhe mëtej e anasjelltas e njohur në popull brez pas brezi si udhja apo ‘Xhadja’ e Shkodrës
Via Egnatia është ndërtuar për të lehtësuar qarkullimin e lirë të njerëzve si dhe për të realizuar lidhjen e Romës me provincat më të largëta.Ajo fillonte nga Durrësi dhe ndërmjet Ohrit e Selanikut të shpinte në Kostandinopojë.Me një gjatësi rreth 861 km,Via Egnatia ka qënë e përshtatshme për lëvizjen e udhëtarëve dhe të karvaneve.Udha Egnatia niste nga Durrësi e Apolonia,më pas këto dy degë janë bashkuar diku afër Elbasanit për të vazhduar nëpërmjet Ohrit e Manastirit dhe përfundonte në Selanik.Në shekullin IV para erës së re ,Udha Egnatia u zgjat deri në Kostadinopojë dhe ishte vazhdim i rrugës së vjetër romake Via Apia.Për nga rëndësia strategjike Udha Egnatia bashkonte Perëndimim me Lindjen.
Via Egnatia kjo udhë e ka marrë emrin nga ndërtuesi i saj prokonsulli Cnaeus Egnatius,i biri i Caius.Emri i tij gjendet në dy mbishkrime ,që janë në muzeun e Selanikut.
Sami Frashëri kur flet për viset shqiptare në volumin I I të enciklopedisë Kamus Al-Alam emërtimim udha Egnatia e ka lidhur me përcaktimin e bërë prej vetë shqiptarëve.Kjo udhë përshkon nga perëndimi në lindje trojet shqiptare dhe fjala ”Egnatia” është mbiemri i shqipes (e gjatë),që latinët e shëndruan në trajtën Via Egnatia. Në gjuhët latine dhe greke pjesa e emërtimit Egnatia nuk është e motivueshme kuptimisht dhe kjo vjen se ata këtë emërtim e kanë huazuar prej shqipes ”Udha e gjatë” duke e dhënë në gjuhen e tyre ”Udha (Via) Egnatia”