Boshatisja e Strugës, në klasë të parë 293 nxënës shqiptarë, 271 maqedonas dhe 10 turq

Këtë vit shkollor numri i nxënësve shqiptar dhe maqedonas në klasën e parë pothuajse është barazuar në komunën e Strugës mëson strugalajm.

Në këtë konstatim kemi ardhur pasi kemi krahasuar numrin e nxënësve në të gjithë shkollat fillore të Strugës . Në klasën e parë ne vitin shkollor 2021-2022 mësimin e ndjekin 574 nxënës:293 shqiptarë, 271 maqedonas + 10 nxënës turq.

Në këtë numër nuk përfshihen nxënësit e Vevçanit. Para disa viteve raporti midis nxënësve shqiptarë dhe maqedonas ishte 3/2 , por migrimi në masë i shqiptarëve ka sjellur përmbysjen e shifrave.

Ndërkohë, ka zëra në opinionin e këtushëm që shkojnë edhe më larg duke thënë se ky është një projekt i mirëmenduar i zbatuar edhe me ndihmën e politikanëve shqipfolës që sollën Strugën në këtë situatë duke stimuluar shpërnguljen e shqiptarëve me politikat e tyre klepto-kratike dhe nepotiste.

Falë politikës sëtyre thonë ata sot Ladorishti ka nxënës sa Radozhda apo Veleshta po i afrohet Vevçanit. Këtë raport më së miri e pasqyron shkolla e vetme në gjuhën shqipe në qytetin e Strugës “Vëllezërit Milladinov”. Në shkollën fillore ”Vëllezërit Milladinov”, në Strugë klasën e parë e ndjekin 129 nxënës.Në klasët me mësim në gjuhën shqipe 60 nxënës, në gjuhën maqedonase 61 nxënës , si dhe në atë turke 8 nxënës. Gjithashtu, edhe në shkollën fillore”Josip Broz Tito”në qytetin e Strugës në të cilën gravitojnë edhe shkollat e Radozhdës dhe Misleshovës mësimin në klasën e parë e ndjekin 88 nxënës që të gjithë në gjuhën maqedonase.Strugalajm