E pabesueshme, Kasami, Gashi dhe Sela bëjnë koalicion me Lëvizjen antishqiptare dhe anti-Kosovë

Zhvillime dramatike në Maqedoninë e Veriut pas dorëheqjes se kryeministrit, Zoran Zaev i cili vendosi që të largohet nga posti i km dhe kryetarit të LSDM, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale.

Mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë V., partitë shqiptare “Besa” e Bilall Kasamit, Aleanca e Ziadin Selës dhe Alternativa e Afrim Gashit janë takuar me VMRO DPMNE nacionalistë të Hristijan Mickovskit dhe me partinë fashiste Levica te Dimitar Apasiev, për të dhënë firmat e tyre kundër qeverise pro evropiane.

Të gjitha këto parti bashkë grumbullojnë 61 deputetë por në korridoret e Kuvendit në Shkup përflitet që ka deputetë shqiptarë në kuadër të këtyre partive që nuk donin të përkrahin një shumice reaksionare dhe antishqiptare.

Apasiev dhe partia e tij Levica (e majta) në programin e vet e kane ç’njohjen e Republikes së Kosovës, ç’fuqizimin e marrëveshjes së Ohrit, anulimin e gjuhës shqipe, largimin nga NATO, dhe pika te tjera programore që janë në kundërshtim te drejtpërdrejt me shqiptaret por edhe me aleatet tanë amerikan.

Rrjetet sociale vërshuan mbrëmë me fotografinë e koalicionit të ashtuquajtur “ANTI” dhe me kritika te mëdha për tradhti.

Këtë zhvillim shqetësues dhe destabilizues në Shkup e nxiti dorëheqja e Zaevit por edhe largimi i Besës së Bilall Kasamit nga koalicioni qeveritar me tre deputetët e tij edhe pse ata ishim zgjedhur në listat zgjedhore si deputet te LSDM-së së Zaevit.

Këto zhvillime dëmtojnë edhe Shqipërinë pasi që Tirana dhe Shkupi bashkërisht po presin lajme te mira nga Këshilli i BE-së në dhjetor për çeljen e negociatave për anëtarësim te Shqipërisë dhe Maqedonisë V. në Bashkimin Evropian. /Indeksonline/