Hoxha: Kjo mazhorancë duhet të vazhdojë qeverisjen, zgjedhjet e parakohshme janë të gabuar

Ministri i Bujqësisë dhe njëherazi edhe sekretar i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, pas takimit me aleatët qeveritarë, tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishin të gabuara. Ai tha se kjo mazhorancë ka marrë një mandat të qartë për të vazhduar qeverisjen 4-vjeçare. Sipas Hoxhës, shkuarja në zgjedhje të parakohshme në këtë moment do të ishte një katastrofë për vendin. Ai e cilësoi të nxituar prononcimin e kryeministrit Zaev për dorëheqje, pa u konsultuar më herët me partitë e koalicionit.