Vjeshtë
Zbardhëllimë e vagët,
trumcakë të trazuar në qiellin e vrenjtur,
përgjatë bregut të liqenit fëshfërit liqenza.
Në spektrin e zhveshur të pemëve që dridhen,
zërat e verës kanë heshtur,
tingujt e shiut kanë zbritur.
Ngjyrat e kuqërremta,
kanë hapur siparin e tyre magjepsës,
gati për t’u hedhur në kanavacë.
Pranë zjarrit flakërues meditoj,
fytyrën e vjeshtës plot hir,
me gamën e mahnitshme të ngjyrave të ndezura.
Si pranverë e dimrit, kjo stinë,
me gjethe që bien e ngjyra që lindin,
vjeshtë ëmbëlsi, vjeshtë nostalgji.
Gjatë perëndimit dhe gjysmerrësirës së përflakur,
piktori me pëlhurë e ngjyra në dorë,
shpalos paqësisht tablonë e vjeshtës së artë.
Strugë, 24 shtator 2021
©Xhemi Hajredini

