Prishet rendi dhe qetësia publike në rrugën “JNA”-Strugë

Më 03.04.2021 rreth orës 16:00, në rrugën “JNA” në Strugë, T.K (52) nga fshati Tatesh i Epërm Strugë , bëri prishjen e rendit dhe qetësisë publike duke bërtitur dhe me sjellje të pahijshme ndaj një zyrtari policie. Ai është ndaluar në stacion policor dhe kundër tij do të ngrihet padi e duhur . Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami