Prof. Xhemi Hajredini – Pse “dita e verës” dhe jo “dita e pranverës”?

Gëzuar Ditën e Verës!
Ciu, ciu, ciu…
Vera ia mbërriu…
Pse “dita e verës” dhe jo “dita e pranverës”?
Kjo ndodh sepse në kalendarin diellor ilir (dhe të disa popujve të tjerë – kalendari Julian), ka pasur vetëm dy stinë, VERË dhe DIMËR, dhe stinët nisnin me barasnetët (ekuinokset) në mars e shtator dhe arrinin mesin me solsticet në qershor e dhjetor, atëherë kur festohej MESVERA dhe MESDIMRI.
Dita e Verës është një festë e lashtë pagane. Festa bëhet në nderim të natyrës së bukur dhe bimësisë që zë fill nga kjo ditë.
Le të bëjmë një fjalorth me fjalët që i përdorim për këtë ditë!