Pacienti i kthyer nga Zanzibari rezulton pozitiv me llojin britanik të koronavirusit

Sipas analizave që sot ASHAM i ka bërë në brisin e një pacienti i cili para disa ditëve është kthyer nga Zanzibari, është detektuar prezencë e llojit britanik të koronavirusit.

Ministria e shëndetësisë informon se gjatë ditës së nesërme do të bëhet edhe analiza e pacientit të dytë i cili gjithashtu ka udhëtuar në Zanzibar dhe është kthyer pozitiv me koronavirus dhe për momentin është hospitalizuar.

Përndryshe bëhet fjalë për burrë e grua të cilët kanë qenë në Zanizbar, ndërsa simptomat i kanë ndjerë pasi janë kthyer në shtet.