982 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Nga 2805 testime në 24 orët e fundit, 982 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit betejën me koronavirus e kanë humbur 19 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 556 persona të shëruar.