Ngjarje e rëndë në Strugë:Një person rrëzohet nga një ndërtesë

Një grua raportohet se është rrëzuar nga një ndërtese në qytetin e Strugës. Rastin e konfirmojnë edhe nga policia e Strugës nga thonë se po hetojnë rastin edhe pse informatat e para sipas bluve të Strugës bëhet fjalë për hedhje aksidentale. Në vendngjarje përveç policisë ka shkuar edhe një ekip i Ndihmës së Shpejtë. Rasti ka ndodhur në një nga ndërtesat në afërsi të Universitetit Fon.