Andrea Pirlo, trajneri i ri i Juventus-it

Pas eleminimit nga “Liga e Kampionëve” dhe largimit të Sarit, Juventusi ka gjetur menjëherë trajnerin e ri.

Ashtu siç edhe ishte përmendur në shumë media dhe gazetarë italianë, “Zonja e Vjetër” do të trajnohet tashmë nga legjenda e futbollit italian.

Kampionët e Italisë kanë konfirmuar si trajnerin e ri Andrea Pirlon.

Ish-mesfushori ka firmosur për dy vite.