Pjesëmarrja masive sot në tubimin e BDI-së në Qytetin e Strugës, rikonfirmoi mbështetjen e plotë për “Kryeministër Shqiptar”. Në fjalën e tyre, folësit u shprehën të bindur në fitoren e padiskutuar, e cila vjen si rezultat i punës që BDI ka bërë ndër vite.
Ku ka arritur të realizoj projektin për Gjuhën Shqipe Zyrtare në Maqedoninë e Veriut, marrjen dhe ushtrimin me dinjitet të detyrave më të larta shtetërore (Kryetari i Kuvendit dhe Pjestarë të Kabinetit Qeveritar), projektin për Nato dhe BE.
Për këtë arsye Kryetari i Komunës së Strugës Z.Ramiz Merko ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të çuar detyra të tjera deri në fund, ku synimi parësor është Kryeministri Shqiptar, si pozicioni më i lartë shtetëror.
Ndër të tjera Z.Merko ka thënë se puna që ka bërë duhet të vazhdojë, kështu që kërkoi mbështetjen dhe bashkimin e të gjithëve për Kryeministër Shqiptar duke votuar numrin 9.

