Plepi dhe kungulli!!!

Dikur herët, pranë pemës së plepit po rritej një filiz kungulli.

Çdo ditë që kalonte pranvera, kjo bimë filloi të lartësohej duke u kacavjerrë te plepi. 
Kungulli i cili po rritej me shpejtësi duke u ndikuar edhe nga shiu dhe dielli, arriti lartësinë e plepit. Kur koka i arriti majën e plepit me një shpejtësi kaq të madhe, një ditë nuk duroi dot dhe e pyeti plepin: “Për sa muaj je bërë kaq i gjatë?” 
Plepi i tha: “Për dhjetë vjet…” 
Kungulli qeshi duke i lëkundur lulet dhe i tha: “Për dhjetë vjet? Unë për dy muaj pothuajse kam arritur të njëjtën gjatësi me ty.” 
Plepi ia ktheu: “E vërtetë… Shumë e vërtetë.” 
Ditët pasuan njëra-tjetrën. Kur filluan të frynin erërat e vjeshtës, kungulli së pari kishte të ftohtë, pastaj gjethet filluan t’i binin një nga një. Sa më shumë që shtohej i ftohti, aq më shumë filloi të ulej poshtë. 
Kungulli e pyeti plepin me një shqetësim dhe pikëllim të madh: “Çfarë po më ndodh kështu?” 
Plepi iu përgjigj: “Po vdes.” 
Kungulli rënkoi dhe e pyeti përsëri: “Përse?” 
Përgjigja që mori ishte shumë domethënëse: “Për shkak se u përpoqe të arrije për dy muaj në vendin që unë kam arritur për dhjetë vjet.”