FTESA E PAPRITUR! – Prof. Muhamet Borova nga Struga

FTESA E PAPRITUR!
Kemi vetëm një jetë, e cila nuk përsëritet. Jetojmë por të” robëruar” nga ndjenja e frikës prej vdekjes.Vdekja është tema “morbide” ,për faktin pse vdesim.Progresi I shkencës,pa marrë parasysh sa është I madh dhe spektakular nuk e ka dhën përgjigjen për këtë fenomen.Në fillim njeriut të pare vdekja I erdhi me larjmërim por njeriu I pare (h. Ademi ),e refuzoj dhe vazhdoj përherë ta” refuzonte “ deri sa I bëri 1000 vjet. Vdekja atëher u zemërua dhe filloj të vijë papritmas, pa mare parasysh moshën dhe pozitën sociale.Kështu vdekja u bë fenomen misterioz që shprehet në bivalencën e saj, sa është e largët aq është edhe e afërt.Jeta e bën trupi të kalimshëm,kurse vdekja shpirtin të përhershëm, ky besim njeriun e bën të fuqishëm.Konceptin e vdekjes e pranojmë si një cikël natyror dhe të pashmangshëm,dmth ku ka lindje ka edhe vdekje. Individi flet për vdekjen por jo për të vetin, por për vdekjen si koncept universal që vlen për të tjerët. Me vdekjen bashkohen dy të vërteta krijimi dhe asgjësimi,dinamika te ne dhe qetësia jashta nesh.Instikti për jetën e krijon ndjenjën intime se nuk do të vdesim shpejt.Gara pas pasurisë dhe forcës sociale e krijon ndjenën për amshueshmërinë tonë në realitetin ku jetojmë. Fitohet iluzioni se jeta jonë është e pakufishme,si fusha e shikimit tonë. Njeriu nuk duhet ti frikësohet vdekjes, por bindjes së rrejshme se mund ta uzurpoj botën ku jeton,prandaj krijohen të gjitha fatkeqësit e kësaj bote.Viti që vjen do ta presim pa shumë njerëz të dashur, këtu qëndron misteri i jetës, se shpejt bëhemi të moshuar,kurse shum ngadal bëhemi të vetëdijshëm. Vdekja na kalon para syve,ta vlersojm jetën në thellësin e saj,mos ti bëjmë varrimet më të vlefshme se personi,mos ti bëjmë dasmat më të vlefshme se dashuria,mos ta bëjm pasurin më të vlefshme se humanizmin, mos ti bëjmë politikanët më të vlefshëm se punëtorët.Pasi jemi të përkohshëm,ta bëjm njëri tjetrin më të lumtur.Nuk dihet kur do ta pranojmë ftesën e papritur!