Komuna e Strugës urim ndryshe për 28 Nëntorin

Të nderuar qytetarë,

Sot kujtojmë të parët tonë dhe të gjithë ato që lanë pas familjet dhe vatrat e tyre për të luftuar për mëmëdhenë. Kujtojmë me dhimbje edhe ata që humbën jetën para disa ditëve, por kujtojmë se mbi të gjitha kemi qënë dhe vazhdojmë të qëndrojmë bashkë, sepse shqiptarët nuk njofin kufinj e as shtete po njohin vetëm një flamur që na bashkon të gjithëve përtej dallimeve e kufijve.

Gëzuar 28 nëntorin, Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. E gëzofshin ndër vite, kështu si sot, më të bashkuar se kurrë.

Sinqerisht,
Dr.Ramis Merko
Kryetari i Komunës së Strugës