Brigitte Bardot, Foto-Historia E Sirenës Franceze

Debutimi në kinematografi 

Pas një karriere premtuese si balerinë dhe modele, Bardot (e lindur në Paris më 28 shtator 1934) hyri në botën e kinematografisë në vitin 1952, duke debutuar në filmin “Le Trou Normand”.Foto: Everett Collection/Rex

1952 | Martesa e parë

Regjisori Roger Vadim i kishte parë fotografitë e Bardot kur ajo kishte qenë e re dhe kishte pritur derisa i mbushi 18 vjet për tu martuar me të në kishën Passy të Parisit, në dhjetor të vitit 1952

1953 | Bashkë me Kirkun

Në vitin 1953 Bardot u paraqit në filmin “Un Acte D’amour”, krah për krah me aktorin Kirk Douglas. Në këtë foto ajo shihet bashkë me Kirk në plazh, gjatë Festivalit të 6-të të filmit në Kanë.

1955 | Në kohën e famës

Kjo fotografi është realizuar në vitin 1955, kur fama e saj si aktore por dhe bukuroshe kishte marrë dhenë jo vetëm në Francë.

1955 | Pjesë e filmit “Doctor at Sea”

Në vitin 1955, Bardot shkoi në Angli për të realizuar filmin “Doctor at Sea”

1955 | “La Lumière D’en Face

Bardot gjatë xhirimeve të filmit “La Lumière D’en Face”, në fund të vitit 1955 – pak para se të bente depërtimin e madh botëror. Foto: Sunset Boulevard

1956 | Bashkë me mjeshtrin Pablo Picasso

Brigitte Bardot shikon mjeshtrin e pikturës Pablo Picasso derisa punon në studion e tij në Vallauris, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, në vitin 1956.

1956 | Në filmin e bashkëshortit

Bashkëshorti i saj, Roger Vadim, në vitin 1956 e angazhoi Bardot për herë të në një film të tij dhe atë në filmin “Et Dieu…Crea La Femme”  – që i dha famës së saj edhe një shtytje të madhe. 

1957 | Marrja e epitetit “Seksi kotele

Filmat e Bardot  (këtu shihet në filmin e vitit 1957 “La Parisienne”) vazhdojnë të sjellin epshe seksi, ndaj dhe i dhanë asaj epitetin “seksi kotele” gjatë viteve në vijim.

1958 | E ndjekur nga paparacët

Reporterët dhe paparacët mbulonin secilin hap që bënte Bardot. Në këtë foto të vitit 1958, Brigitte mëson të kalerojë për filmin “La femme et le pantin”

1958 | Në qendër të vëmendjes

Në fund të vitit 1958është realizuar fotografia e saj e famshme në resortin Cortina d’Ampezzo, në Itali. Foto: Bettmann

1959 | Viti i madh

Ylli i madh Bardot gjatë xhirimeve të filmit, “Babette s’en va-t-en guerre ”, në vitin 1959. Ky ishte një vit i madh për të

1959 | Fotografitë emblematike

Fotografi Sam Levin ishte një instrument që ka krijuar imazhin e Bardot. Ai kishte realizuar një foto-sesion të quajtur “TowelSession”, në vitin 1959. Ndërkaq, Simone de Beauvoir shkroi eseun e famshëm, të cilën e titulloi: “Brigitte Bardot dhe Sindromi Lolita”

1959 | Martesa e sërishme

Pasi ishte divorcuar me Vadim, në vitin 1957, Bardot u martua sërish në vitin 1959, kësaj radhe me aktorin Jacques Charrier. Ajo qëndroi ne martesë më të deri në vitin 1962

1960 | Lindja e Nicolas

Më 11 janar 1960 ai lindi fëmijën e saj të vetëm, Nicolas. Në foto shihet duke e përkundur atë në apartamentin e saj në Paris.

‘60-70 | Bardot muzikante

Bardot e adhuronte muzikën, kështu gjatë viteve të ’60-ta dhe të ’70-ta, ajo bëri disa incizime. Këtu shihet duke luajtur kitarë në Saint-Tropez.

1962| Në filmin “Le Repos du Guerrier”

Gjatë xhirimit të filmit “Le Repos du Guerrier”, me regji të Roger Vadim, në shkurt të vitit 1962.

1963| Në filmin “Le Mepris”

Brigitte Bardot dhe Michel Piccoli në filmin “Le Mepris”, me regji të Jean-Luc Godard, në vitin 1963. 

1963| Popullariteti në Londër

Kurrë më e popullarizuar, Bardot gjatë vizitës në Londër, në tetor 1963.

1965| Nominimi Bafta

Bardot nominohet për çmimin Bafta si aktore më e mirë e huaj për rolin e saj në filmin “Viva Maria!”. Këtu shihet në një skenë gjatë xhirimit të këtij filmi, 1965. 

1966| Martesa e tretë

Bardot në vitin 1966 u martua me Gunter Sachs, martesë kjo që zgjati tre vjet. Në këtë foto Bardot shihet në Saint-Tropez – në gusht 1967, bashkë me Johnny Hallyday.

1968| Foto-sesioni në Spanjë

Fotografi Terry O’Neill realizoi një sesion fotografish me Bardot në vitin 1968, gjatë xhirimit të filmit uestern Shalako .

1968| Fotografi Sean Connery

Edhe një foto e O’Neill, ku shihet aktori legjendar Sean Connery duke e fotografuar Bardot. Kjo është hera e parë kur ata ishin takuar.

1973| Lamtumirë kinematografi

Me kalimin e viteve, interesimi i Bardot për kinematografi filloi të bie dhe në vitin 1973 u shfaqën dy filmat e saj të fundit. Në këtë foto Bardot shihet në një skenë të nxehtë me Jane Birkin, në filmin e Roger Vadimit, “Don Juan ou Si Don Juan était une femme”.

1992| Martesa e katërt

Në vitin 1992, Bernard d’Ormale u bë bashkëshorti i katërt me radhë dhe i fundit i Bardot. Bernard ishte aktivist i lartë i Frontit Nacinal në Francë, djathtistëve të përbetuar – ndërsa kishte arritur të indoktrinonte edhe aktorën e famshme. Në këtë foto ata shihen duke dalë nga një gjykatë në Paris, pas padisë së ushtruar ndaj aktores nga një organizatë anti-raciste, e cila e akuzoi atë për komente raciste ndaj muslimanëve e homoseksualëve në librin e saj ‘A Cry in Silence’.

2001|Mbrojtja e kafshëve

Për katër dekada me radhë, Bardot tërë energjinë e saj ia kushtoi mbrojtjes së të drejtave të kafshëve. Në këtë foto ajo shihet në një strehimore të qenve në Paris, të cilën e kishte financuar. 

2008 – |Tërheqja nga jeta publike

Gjatë viteve 1997-2008, Bardot pati pesë gjykime në Francë për shkak të komenteve të saj raciste si dhe rreth prodhimit të ushqimit hallall – duke e cilësuar si industri të vrazhdë. Ajo është akuzuar për nxitje të urrjetjes – ndërsa, për këto deklarata pagoi gjoba të majme. Në vitin 2008, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ajo u tërhoq nga jeta publike. Kjo fotografi është realizuar në vitin 2008, një nga paraqitjet e fundit të saj në publik. Foto: AFP/Getty Images.