Lebit Murtishi

Analisti Ramush Tahiri, me rrëfimet e tij për kohën e luftës krijon tërmet ,,të heshtur”
në politikën e Kosovës…

Në emisionin e mbrëmshëm ,,Rubikon” të KTV-së, të udhëhequr nga gazetari 
Adriatik Kelmendi, analisti – Ramush Tahiri, shpalosi përpara opinionit shqiptar
historikun tragjik të Kosovës, që nga fillimi i luftërave të përgjakshme në Republikat
Veriore të ish Jugosllavisë dhe gjer tek fillimi dhe përfundimi i Luftës Çlirimtare
në Kosovë. Z. Tahiri, duke qënë zv. Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në Ekzil 
aso kohësh (ndryshe-,,Qeveria Bukoshi”) fliste me shumë kompetencë (duke i
sugjeruar komunitetit të gazetarëve që të vërtetojnë fjalët e tij, të protokoluara dhe të
arkivuara në arkivat e R. të Shqipërisë) për ngjarjet e fillimviteve të nëntëdhjeta dhe
për takimet e tij zyrtare me strukturat shtetërore të Shqipërisë, sidomos me udhëheqësin
komunist të kohës, Ramiz Alinë, dhe me persona të caktuar nga i njëjti, për të 
vazhduar kontaktet dhe bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet Shqipërisë, 
Kosovës dhe shqiptarëve të trojeve tjera, jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë…

Takimi më serioz dhe vendimtar për fatin, jo vetëm të Kosovës, por për të gjithë
shqiptarët e shtypur nën çizmën jugosllave, sipas z. Tahiri, ishte takimi, kur 
udhëheqësi i shtetit shqiptar, Ramiz Alia, i drejtohet me këto fjalë:,, Shteti Shqiptar
dhe Enver Hoxha kanë menduar dhe kanë bërë përgatitje serioze për Luftën eventuale
ndërmjet Kosovës dhe Serbvisë. Për fat të keq, lufta tanimë është në prag. Në shtetin
tonë i keni në dispozicion armatimet dhe strukturën udhëheqëse për një Armatë prej
300,000 ( treqindmijë) forcash ushtarake.”- Pas këtij takimi, vazhdon z. Tahiri, Ramiz
Alia kishte dërguar një person zyrtar, i cili i kishte ofruar z. Tahirit njërin nga të dy 
çelësat e Depove të Armatimit…
( Këtu më duhet të bëj një digresion: Armatimet që bleu UÇK-ja pas shembjes 
së shtetit shqiptar ( viti 1997), kanë qënë të gjitha armë të dëmtuara dhe shumë
të përdorura në kohët e ,,zboreve” të kohës. Ndërsa ,,Depot e Kosovës” u zhdukën 
pa gjurmë. Si ndodhi kjo, z. Tahiri nuk kishte përpigje.)
Me këtë entuziazëm, zv. Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, takohet dhe
bisedon me treshen kryesore të Kosovës: Ibrahim Rugovën, Ali Aliun dhe
Bujar Bukoshin.
I pari, Rugova – thotë: ,, Mos u beso atyre!
I dyti, Ali Aliu:,, Atyre nuk u besohet…Edhe i treti, Bukoshi, shprehu kundërshtimin 
e tij. Takimi i radhës për të njëjtën çështje ka qenë ai me përfaqësuesit e Politikës
Amerikane. Këta të fundit, ndonëse nuk e shprehnin, por diktohej mospranimi i tyre,
që Kosova ta fitojë luftën me ndihmën e komunistëve…Megjithatë, amerikanët u
kanë premtuar që do ta largojnë serbinë nga Kosova, dhe kjo ndidhi, të tjerat mbeten
lëndë i historianëve…

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.