Cakaj ka lajme të mira nga takimi me kryeministrin Zaev

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj deklaroi se sot në Shkup, ka zhvilluar edhe një takim shumë të vlefshëm me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev.

“Folëm hollësisht për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët ndër-qeveritare dhe rëndësinë e punës së përbashkët për përparimin e mëtejmë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Lidhur me zhvillimet në rajon, mes tjerash, theksova se e vetmja zgjidhje e qendrueshme në procesin e bisedimeve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që përfshin njohjen e ndërsjellë.

Ndërkohë, një lajm tjetër i mirë nga kjo vizitë: Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit 2022-2023”, theksoi Cakaj. (INA)