Sot në qytetin e Strugës u mbajt një tubim, në të cilin kane marrë pjesë disa nga figurat më kryesore dhe më të shquara, si Z. Ali Ahmeti, kryetari i Kuvendit, Z. Talat Xhaferi, Zv. Kryeministri, Bujar Osmani si dhe një sërë personalitetesh të kabinetit qeveritar që përkrahin kauzën e kandidatit shqiptar për kryeministër, Z. Naser Ziberi.
Tubimi i mbajtur sot në qytetin e Strugës pati një pjesëmarrje masive nga qytetarët e thjeshtë deri tek intelektualët, njerëz të njohur , akademikë, artistë etj , të cilët mbështesin fort kauzën për kandidatin shqiptar për Kryeministër.
Shihet qartë që kjo kauzë tashmë po shtrihet në të gjithë territorin duke fituar përkrahjen jo vetëm të popullsisë shqiptare , por dhe më gjerë. Kauza e Kryeministrit të parë shqiptar ka marrë përkrahje të madhe dhe entuziaste jo vetëm nga popullsia shqiptare, duke riafirmuar dhe njeherë vetveten si kauzë që i përket të gjitha shtresave dhe etnive./strugalajm.org

















