Kompanitë nga Maqedonia e Veriut kanë investuar 249 milionë dollarë jashtë vendit gjatë vitit 2025, që paraqet rritje prej 43,9% krahasuar me vitin paraprak.
Sipas raportit të UNCTAD-it, investimet janë rritur për 76 milionë dollarë brenda një viti, nga 173 milionë në vitin 2024.
Të dhënat për vitin 2024 tregojnë se kapitali nga Maqedonia ishte përqendruar kryesisht në Slloveni (109,3 milionë dollarë) dhe Serbi (101,8 milionë dollarë), pasuar nga Kroacia, Holanda dhe Bosnja e Hercegovina.
Rritja tregon se kompanitë vendore po kërkojnë gjithnjë e më shumë mundësi biznesi dhe zgjerimi në tregjet e huaja.
