Çmimet e produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje gjatë muajit tetor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa janë rritur edhe shpenzimet e fermerëve.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, çmimet e inputeve bujqësore janë rritur për 9.7 për qind, ndërsa ato të produkteve bujqësore për 2.2 për qind.
Shpenzimet në bujqësi janë rritur për 9.8 për qind, ndërsa fondet për investime për 8.3 për qind.
Rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar te bimët industriale, me 18.8 për qind, dhe perimet, me 14.7 për qind. Ndërkohë, produktet me origjinë shtazore kanë shënuar ulje prej 7.9 për qind.
