Përfundon në Abu Dhabi dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA

Dita e dytë e bisedimeve trepalëshe midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi përfundoi të mërkurën, pas një takimi që zgjati pak më pak se dy orë, transmeton Anadolu.

Delegacioni rus u tha gazetarëve se do të bëjë një deklaratë më vonë.

Delegacioni rus kryesohet nga ndihmësi presidencial Vladimir Medinsky, ndërsa ekipi ukrainas udhëhiqet nga Rustem Umerov, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës.

Umerov deklaroi në Telegram se diskutimet e ditës do të fillonin me bisedime trepalëshe ku përfshihen Rusia dhe SHBA-ja, të ndjekura nga një takim i veçantë midis delegacionit ukrainas dhe partnerëve evropianë.