MEVMET HALILI: LABUNISHTA E HARRUAR NGA QEVERIA DHE KOMUNA E STRUGËS – KU JANË INVESTIMET DHE PREMTIMET?

MEVMET HALILI: LABUNISHTA E HARRUAR NGA QEVERIA DHE KOMUNA E STRUGËS – KU JANË INVESTIMET DHE PREMTIMET?

Mevmet Halili, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së dhe kryetar i nëndegës së BDI-së në Labunishtë, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe VLEN, si dhe ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, duke kritikuar mungesën e investimeve dhe projekteve konkrete në Labunishtë. Sipas Halilit, edhe pas kësaj periudhe qeverisjeje, Labunishta vazhdon të mbetet jashtë prioriteteve zhvillimore, ndërsa qytetarëve u ofrohen vetëm premtime, pa rezultate të dukshme.

Ku janë investimet në arsim, infrastrukturë, kanalizim dhe zhvillim ekonomik? Ku janë vendet e punës dhe përfaqësimi i banorëve të Labunishtës në institucionet shtetërore dhe komunale? Halili kërkon transparencë për mjetet buxhetore të ndara dhe të shpenzuara, si dhe përgjigje konkrete se sa drejtorë, udhëheqës, anëtarë të bordeve drejtuese e mbikëqyrëse dhe funksionarë nga Labunishta janë emëruar gjatë qeverisjes aktuale. Ai thekson se Labunishta ka kuadro profesionistë dhe potencial të madh njerëzor, por që, sipas tij, po anashkalohen nga politikat kadrovike të pushtetit qendror dhe lokal.

“Labunishta nuk është rezervuar votash për VMRO-DPMNE-në, VLEN-in dhe pushtetin lokal! Zoti Mendi Qyra, a mund të na tregoni të paktën tri projekte konkrete që keni realizuar në Labunishtë? Sa banorë keni punësuar dhe sa kuadro nga Labunishta keni emëruar në pozita udhëheqëse? Qytetarët nuk kërkojnë lëmoshë dhe as privilegje, por trajtim të barabartë, investime, përfaqësim të drejtë dhe llogaridhënie. Labunishta meriton zhvillim dhe respekt, jo vetëm vizita e premtime gjatë fushatave zgjedhore!”, përfundon Halili.
Mevmed Halili
Bdi Labunishtë
BDI – Dega Strugë