Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përsëritur ftesën për t’u ulur në tryezën e dialogut. Rama ka vendosur sërish “Sofrën e Gurtë”, me mbishkrimin “Dialog”, përpara godinës së Kryeministrisë. Gjatë një interviste në Bruksel, kryeministri shqioptar Edi Rama ka akuzuar të rinjtë se po refuzojnë dialogun dhe po këmbëngulin në në dorëheqjen e tij, pa paraqitur një platformë të qartë kërkesash.
“Nuk është e lehtë të protestosh, kur thua po proteston, për çfarë, do të degjohesh, eja dua të iu degjoj, dua të flas me ju, jo nuk duam të të dëgjojm, nuk duam të flasim me ty, duhet të ikësh. Më fal, po nuk ma dhatë ju këtë punë, e kam këtë punë që më është dhënë nga nga populli shqiptar, dhe kam një kontratë, kështu që eja le të flasim, jam gati t’iu dëgjoj, jo jo”, pra nuk flasim nuk ka dialog, nuk ka diskutim”, deklaroi Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë.
Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës të së shtunës, e cila do të mbahet në orën 12:00.
“Jam sot, para jush për të bërë thirrje demokrateve dhe demokratëve, qytetarëve të mbarë Shqipërisë, ditën e shtunë në ora 12.00, në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi, në mbështetje të revoltës studentore. Revolta studentore përbën, në fakt, përballjen më të ashpër dhe më të suksesshme të rinisë shqiptare me narkoshtetin, narkoregjimin, padrinon, Edi Rama”, tha Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike.
Ndërkohë të rinjtë, të mbështetur edhe nga qytetarët vazhdojnë protestën e tyre në Tiranë. Ata nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre, sidomos atë të dorëheqjes së Edi Ramës./Alsat.mk.
