Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës kanë votuar gjithsej 2.245 qytetarë, apo rreth 13% e votuesve të regjistruar.
Procesi zgjedhor po vazhdon në të gjitha vendvotimet e komunës.
Nga ana tjetër kandidati shqiptar për kryetar të Komunës së Bërvenicës Arkin Jahiu, pas votimit është shprehur optimist për rezultatin, duke thënë: “Pres fitore sonte”.
