Pas mbylljes së Alta Bankës së Serbi, Banka Popullore e Maqedonisë thekson se po i ndjekë nga afër zhvillimet, ndërsa siguron qytetarët se sistemi bankar në vend është stabil dhe rezistent ndaj goditjeve financiare. Nga Banka Popullore gjithashtu shtojnë se po i ndjekin të gjitha rrethanat që mund të ndikojnë në funksionimin e bankave vendore, përfshirë edhe rreziqet që burojnë nga lidhjet e tyre pronësore./Alsat.mk.
