Kanë nisur tensionet tek Ministria e Arsimit, ku policia ka hedhur ujë kundrejt protestuesve.
Autoboti me ujë ka përparuar, duke spostuar një grup protestuesish, të cilët, sipas pamjeve, kanë hedhur sende të forta, duke i qëlluar efektivët me llastiqe, gurë dhe sende të forta.
Pas këtij aksioni, protestuesit janë tërhequr disi, ndërsa në sfond dëgjohet autoparlanti i policisë, e cila u bën thirrje protestuesve të tërhiqen, në të kundërt do të veprohet.
Ndërkohë, në sfond dëgjohen të rinjtë, të cilët thërrasin në kor: “Ju erdhi fundi!”.
