Mjeku amë do të vazhdojë të mund të japë 15 ditë pushim mjekësor, por vetëm me një bazë të fortë dhe jo si deri më tani për një shqetësim të vogël. Nëse pacienti ka nevojë për më shumë se dy javë pushim mjekësor, atëherë për këtë vendos Komisioni përkatës i Fondit Shëndetësor. Rregullat e reja nisin zbatimin për 1 dhjetori.
“Kompetenca e mjekut amë për përcaktimin e pushimit mjekësor deri në 15 ditë mbetet e pandryshuar, ndërsa për vazhdimin e pushimit mjekësor mbi 15 ditë vendos komisioni kompetent mjekësor i Fondit. Ndryshimet e Rregullores publikohen të publikohen në Gazetën Zyrtare , ndërsa zbatimi i tyre do të fillojë më 1 dhjetor. Deri atëherë, do të vazhdojnë të zbatohen rregullat dhe kriteret ekzistuese për përcaktimin e ndërprerjes së përkohshme të punës”, thanë nga Fondi i Shëndetësisë.
• Kompetenca e mjekut amë për përcaktimin e pushimit mjekësor deri në 15 ditë mbetet e pandryshuar
• Për vazhdimin e pushimit mjekësor mbi 15 ditë vendos komisioni kompetent i Fondit
Autoritetet thonë se këto ndryshime nuk do tua mohojnë qytetarëve të drejtën për pushim mjekësor dhe as nuk e kufizojnë kohëzgjatjen kur ekziston arsyetim mjekësor. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, abuzimet me pushimet mjekësore janë problem ndër vite dhe për këtë arsye është bërë rregullorja e re.
“Ka përdorues në pushim mjekësor të cilët shpesh largohen jashtë shtetit për aktivitete mujore, gjë që nuk është në rregull. Nëse mendojnë se përmes trukeve do të përfitojnë diçka ose se në këtë mënyrë do ta anashkalojnë ligjin, kjo nuk do të ndodhë. Pikërisht kjo ishte arsyeja se përse menduam që në këtë pjesë të jemi më konkretë ndaj atyre që përpiqen përmes trukeve ta anashkalojnë sistemin”, tha Hristian Mickovski- kryeministër.
Risitë që priten në rregulloren e re janë kritere më të thjeshta mjekësore: si zgjerimi i pushimit mjekësor i cili do të mund të përcaktohet pa praninë fizike të personit të siguruar, pranimi i rezultateve ekzistuese për sëmundjet kronike dhe dorëzimi elektronik i kërkesës për vazhdimin e pushimit mjekësor./Alsat.mk.
