BDI Strugë: Koalicioni i maskave të Venedikut sot e mbylli dhe një paralele në gjuhën shqipe në Llabunisht

Screenshot

Koalicioni i maskave të Venedikut sot e mbylli dhe një paralele në gjuhën shqipe në Llabunisht ‼️

Sot, përgjatë Seancës së Këshillit Komunal në Strugë, Koalicioni i maskave të Venedikut Qyra-Kadriu apo thënë ndryshe Koalicioni i Turpit votoi mbylljen edhe të një paraleleje tjetër në gjuhën shqipe në shkollën “Murat Labënishti” në Llabunisht.

Ky epitet i shkon shumë për shtati këtij koalicioni, ngase në dalje publike, qytetari i thjeshtë nuk mund të kuptoj se çfarë fshihet pas maskave të tyre, ndërsa prapa skenave ata bëjnë pazare anti-kombëtare dhe në dëm të qytetarëve të Strugës.

Mbyllja e paraleles në gjuhën shqipe është një gabim trashanik, shpresojmë që mos të jetë tendencioz, që i bëhet shkollës Murat Labënishti.

Mesa duket, paaftësia apo pamundësia që të sigurojnë kushte normale mësimi nëpër shkolla (ngrohje), e çon koalicionin e maskave të Venedikut që të mbyll paralele në gjuhën shqipe.

Gjithashtu nuk do lëmë pa përmendur edhe faktin e tenderit me fitues të paracaktuar për trajtimin e qenëve endacakë. Është vetëm çështje kohe para se kjo kompani të fitoj këtë tender.
Kjo është një shkelje flagrante dhe me dy këmbë e ligjit nga kjo administratë dhe ky koalicion.

Vetëm dijeni mirë se qytetarët e Strugës janë më të mençur nga sa mendoni ju dhe nuk harrojnë lehtë.

Koha dhe Struganët do ju dënojnë‼️