Dalje e madhe në zgjedhjet në Serbi. Deri në orën 13:00 kanë votuar 41,1%

Zgjedhjet parlamentare në Serbi po zhvillohen me pjesëmarrje dukshëm më të lartë se më 2023, ndërsa vëzhguesit raportojnë parregullsi gjatë votimit.

Sipas organizatës CRTA, deri në orën 13:00 kishin votuar 41,1 për qind e zgjedhësve, kundrejt 26,6 për qind në të njëjtën orë më 2023.

Ndërkaq, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja deri në mesditë ishte 34,55 për qind.

Organizata CeSID ka evidentuar mbi 120 parregullsi deri në orën 11:00, në kampionin prej 750 vendvotimesh që monitoron.

Mes rasteve të raportuara janë fotografimi i fletëvotimeve, votimi në grup, problemet me listat e zgjedhësve dhe pengesat për vëzhguesit.

CeSID ka njoftuar se raportimet po verifikohen dhe dokumentohen, ndërsa monitorimi i procesit vazhdon.

Jabllanoviqi thotë se “vendvotimet ngjajnë me stacione policie”, Arsenijeviqi se “do të dalin 0%”
Përballja kryesore zhvillohet mes Partisë Progresiste Serbe të Aleksandar Vuçiqit dhe Listës Studentore, e mbështetur nga lëvizja protestuese.

Sipas AP-së dhe Reutersit, sondazhet parazgjedhore kanë treguar garë të ngushtë, pa një fitues të sigurt.