Studentët sot protestë, ora 14.00 në Tiranë

Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Pas protestës së sotme në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, të rinjtë duket se nuk kanë ndërmend të ndalen, duke paralajmëruar vijimin e tubimeve. Protesta e radhës pritet të zhvillohet në të njëjtin vend, ku studentët dhe të rinjtë do të mblidhen për të shprehur kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre.