Nafta mbi 114 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme nxisin rritjen e çmimeve

Çmimi i naftës në bursa regjistroi nivelin më të lartë në më shumë se 5 muaj. Të premten nafta vijoi rritjen për shkak të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme duke u tregtuar me mbi 114 dollarë për fuçi. Rebelët Huthi intensifikuan sulmet ndaj eksportuesit më të madh të naftës bruto në botë. Pas kësaj, kompania urdhëroi evakuimin e selisë së saj në Dhahran.

Analistëve të tregut thonë se shqetësimet për përshkallëzimin e mëtejshëm të sulmeve janë shtuar dhe në skenarin më të keq mund të shkaktojnë ndërprerje të furnizimit me karburante. Sipas tyre, nëse do të ketë edhe vonesa në dërgesat e naftës, çmimet pritet të shtrenjtohen edhe më shumë në vijim. Kalimi për anijet që ndjekin rrugën detare përmes Ngushticës së Hormuzit mbetet ende i rrezikshëm. /Alsat.mk