Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisursot në qendrat e shëndetit publik dhe nështëpitë e shëndetit. Imunizimi ështëfalas për kategoritë e qytetarëve qëkonsiderohen më të rrezikuar. Deri nëmesditë, vaksinën e kanë marrë 368persona. Në vend kanë mbërritur 30.000dozat e para, ndërsa deri më 15 nëntorpritet të arrijë edhe një kontingjent i dytëprej 26.000 vaksinash.
Në pikën e vaksinimit pranë Institutit të Shëndetit Publik, e cila kryesisht është e dedikuar për vaksinimin e punonjësve shëndetësorë, sot u vaksinua edhe ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
“U vaksinova dhe u paraqita për vaksinën kundër gripit sezonal si person me sëmundje kronike. Në këtë mënyrë desha të promovoj edhe nevojën për vaksinim. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u mbrojtur nga gripi sezonal nëse jeni mbi 65 vjeç, keni sëmundje kronike, jeni shtatzënë ose keni fëmijë të vegjël – për këtë të fundit vendosin prindërit. Njëkohësisht, desha të shënoj edhe fillimin e vaksinimit kundër gripit sezonal. Zakonisht vaksinimi fillon mes 16 dhe 25 tetorit. Këtë vit po fillojmë në këtë datë. Deri më tani, brenda një jave kemi 55 mijë persona të paraqitur. Në momentin kur u vaksinova unë, ishin vaksinuar 368 persona. Vaksinimi i parë u bë në Vinicë, në orën 7:45. Pjesa më e madhe e të paraqiturve, 60 përqind, janë mbi 65 vjeç dhe kanë sëmundje kronike”, deklaroi Klekovski.
Klekovski tha se numri i punonjësve shëndetësorë të paraqitur për vaksinim është relativisht i vogël dhe u bëri thirrje që të vaksinohen në numër sa më të madh, pavarësisht se ekipet e Institutit të Shëndetit Publik dhe qendrave të shëndetit publik do t’i vizitojnë spitalet.
Ai theksoi se dje janë dërguar rreth 5.500 ftesa përmes SMS-ve, ndërsa 350 persona të ftuar e kanë anuluar termin. Sipas tij, arsyeja mund të jetë se orari i caktuar nuk u është përshtatur.
“Terminet janë caktuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe qendrat e shëndetit publik, ndërsa vaksinimi do të zhvillohet rregullisht. Mendoj se numri më i madh i të paraqiturve është në Shkup, Prilep, Strumicë dhe Tetovë. Vaksinimi do të zhvillohet sipas ritmit të planifikuar. Të gjitha qendrat janë të përgatitura për vaksinim dhe kanë marrë dozat e nevojshme”, tha Klekovski.
