“Më bindni pse duhet të iki”/ Rama pas 5 ditësh protestash: Nuk po sfidohem unë, por Shqipëria në BE!

Pas pesë ditësh protestash të dhunshme në Tiranë, kryeministri Edi Rama u ndal gjerësisht te zhvillimet e ditëve të fundit, duke folur për dhunën, përplasjet me Policinë, kërkesat për dorëheqjen e tij dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Dëmet nuk janë të vogla, por ndreqen”, deklaroi Rama për pasojat e protestave në kryeqytet, ndërsa theksoi se gjatë këtyre ditëve është përpjekur të mos bjerë në atë që e cilësoi “kurthi i dhunës” që kërkon gjak.

Me një prej gurëve të përdorur gjatë protestave në dorë, Rama tha se ai mund të bëhet edhe “vdekjeprurës”. Sipas kryeministrit, dhuna nuk përfaqëson studentët, por pas saj qëndron një grup prej 200-300 personash të maskuar, të cilin e quajti “grupi i zjarrit”.