Edhe pse importi dhe përdorimi i stomakut të pulës për konsum ishte i ndaluara që nga korriku i vitit 2024, dy subjekte në Ohër dhe Strugë kanë vazhduar përdorimin dhe shitjen e tyre. Nga kontrollet e jashtëzakonshme të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, janë sekuestruar dhe asgjësuar 1.000 kilogramë stomak pule dhe 55 kilogramë produkte mishi që përmbanin këtë përbërës.
Ndaj dy subjekteve që nuk kanë respektuar vendimin për ndalimin e importit dhe përdorimit të mushkërive të pulës janë ndërmarrë masa përkatëse kundërvajtëse.
“Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme nëpër kasapët në Strugë dhe Ohër, gjatë të cilave janë sekuestruar dhe asgjësuar 1.000 kilogramë stomak pule, i cili është i ndaluar për import dhe përdorim. Gjithashtu, janë sekuestruar dhe asgjësuar 55 kilogramë produkte tjera të mishit”, thanë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
• Sekuestrohen dhe asgjësohen 1 mijë kg. stomak pule në Strugë e Ohër
• Asgjësohen 55 kilogramë produkte mishi që përmbanin stomak pule
Në korrik të vitit 2024, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, mori vendim për ndalimin e importit dhe përdorimit të stomakut të pulës për konsum njerëzor, si dhe përdorimit të tij në prodhimin e produkteve dhe përgatitjeve të mishit.
Vendimi është marrë pas analizave të rrezikut për shëndetin e qytetarëve, përfshirë kontaminimin me baktere dhe viruse patogjene, si dhe praninë e mundshme të toksinave.
Sipas Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, kontrollet e kryera në Ohër dhe Strugë janë pjesë e kontrolleve të shtuara, të cilat synojnë parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në tregtimin e këtij lloji ushqimi. Nga Agjencia bëjnë të ditur se kontrollet e mëparshme kishin evidentuar edhe keqpërdorime dhe mashtrime ndaj konsumatorëve nga ana e disa industrive të mishit./Alsat.mk.
