Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Gadishullit Kamchatka në Rusi, duke shkaktuar shqetësim për pasojat e mundshme të lëkundjeve sizmike.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti është regjistruar në rajonin e Kamchatkës, një zonë e njohur për aktivitetin e lartë sizmik, transmeton “Bota sot”.
EMSC ka bërë të ditur se lëkundjet kanë pasur një thellësi fokale prej rreth 140 kilometrash.
Deri më tani, nuk ka raportime për viktima, persona të lënduar apo dëme materiale si pasojë e tërmetit.
Gadishulli Kamchatka ndodhet në pjesën lindore të Rusisë dhe është një nga rajonet më aktive sizmike në botë, për shkak të pozicionit të tij përgjatë të ashtuquajturës “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit, ku takohen disa pllaka tektonike.
Autoritetet pritet të vlerësojnë situatën dhe pasojat e mundshme të lëkundjeve në zonat e prekura.
