Spitali i Strugës pajiset me aparaturë të re mjekësore dhe shtretër për fëmijë

Spitali i Strugës pajiset me aparaturë të re mjekësore dhe shtretër për fëmijë

Bashkëpunimi mes Spitalit të Përgjithshëm të Strugës dhe organizatës PROJECT HOPE po vazhdon me mbështetje konkrete për përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve shëndetësore.

Drejtori i spitalit, Vladimir Bunçeski, bëri të ditur se në kuadër të këtij bashkëpunimi, reparti i gjinekologjisë është pajisur me një aparat të ri modern ultrazëri, ndërsa janë siguruar edhe katër shtretër të rinj për fëmijë.

Nga ana tjetër, Spitali i Përgjithshëm i Strugës e ka plotësuar këtë mbështetje me sigurimin e një aparati të ri EKG-je, duke kontribuar në përmirësimin e pajisjeve mjekësore dhe të shërbimeve për pacientët.

Струшката болница со нова медицинска опрема и детски креветчиња

Соработката меѓу ЈЗУ Општа болница Струга и организацијата PROJECT HOPE продолжува со конкретна поддршка за унапредување на здравствените услуги.

Директорот на болницата, Владимир Бунчески, информираше дека гинеколошкото одделение доби нов современ ехо-апарат, како и четири нови детски креветчиња.

ЈЗУ Општа болница Струга дополнително ја надополни оваа поддршка со набавка на нов ЕКГ-апарат, со цел подобрување на медицинската опременост и грижата за пациентите.