Nga marsi, linjë e re ajrore Dubai – Shkup tre herë në javë

Gjatë vizitës zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, u takua me drejtorin kryesor komercial të kompanisë ajrore Flydubai, Hamad Obaidalla. Gjatë takimit u bë e ditur zyrtarisht se, duke filluar nga muaji mars, kompania do të nisë linjë të drejtpërdrejtë ajrore Dubai-Shkup, me tri fluturimesh në javë.

Në fokus të bisedimeve ishin mundësitë që kjo linjë e drejtpërdrejtë i hap për avancimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, tërheqjen e investimeve, si dhe forcimin e bashkëpunimit turistik dhe kulturor mes dy vendeve.

Ministri Muçunski vlerësoi se vendosja e linjës së drejtpërdrejtë përfaqëson një rezultat konkret të diplomacisë aktive ekonomike dhe përpjekjeve për lidhje më të mira ndërkombëtare.

Njëkohësisht, u theksua roli i rëndësishëm i Ambasadës në Emiratet e Bashkuara Arabe në realizimin e këtij qëllimi, përmes punës së përkushtuar dhe të vazhdueshme gjatë periudhës së kaluar.