Fund drejtorëve të përkohshëm „të përjetshëm“, nga 1 tetori mandati maksimumi gjashtë muaj

Drejtorët në detyrë do të mund të qëndrojnë në këtë funksion më së shumti gjashtë muaj, pas së cilës do të jetë e detyrueshme shpallja e një konkursi publik për zgjedhjen e drejtuesit të institucionit.

Kjo është një nga ndryshimet kryesore të Ligjit për Shërbimin e Lartë Drejtues, zbatimi i të cilit fillon më 1 tetor.

Ligji parashikon gjithashtu kritere më të rrepta për përzgjedhjen e personave drejtues në institucione. Ndërkohë, bordet drejtuese do të zvogëlohen dhe do të mund të kenë më së shumti tre anëtarë.

jo është një nga ndryshimet kryesore të Ligjit për Shërbimin e Lartë Drejtues, zbatimi i të cilit fillon më 1 tetor.Ligji parashikon gjithashtu kritere më të rrepta për përzgjedhjen e personave drejtues në institucione. Ndërkohë, bordet drejtuese do të zvogëlohen dhe do të mund të kenë më së shumti tre anëtarë.

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, deklaroi se Qeveria është e gatshme të fillojë menjëherë me zbatimin e rregullave të reja.

Nga rreth 100 pozita drejtuese që përfshihen nga ky ligj, për rreth njëzet prej tyre do të shpallen menjëherë konkurse publike.

Sipas planit, procedurat për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti.