FC Struga dhe Bursaspor drejt një bashkëpunimi të madh!

Screenshot

Presidenti i FC Strugës, Arbtrim Qira, zhvilloi një takim me presidentin e Bursaspor-it, Enes Çelik, në selinë e klubit turk.

👕

 Në shenjë respekti dhe miqësie, dy klubet shkëmbyen fanellat, ndërsa në takim u diskutua për mundësi konkrete bashkëpunimi në të ardhmen.

🏟️

 Në fokus është edhe mundësia që Bursaspor të zhvillojë një fazë përgatitore në Strugë.

🤝

 Një takim i rëndësishëm që hap rrugën për një partneritet të fortë dhe afatgjatë mes FC Strugës dhe Bursaspor-it.

F.C. Struga