Karburantet në kulm, Mickoski: Jemi më të lirët në rajon

Përderisa Evropa po përballet me një presion të ri në tregun energjetik për shkak të luftës në Ukrainë, tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rritjen e çmimit të naftës, pasojat po reflektohen edhe te ne. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se vendi po zbaton masa mbrojtëse, për të mbajtur çmimet e karburanteve më të ulët në krahasim me vendet fqinje, përveç kësaj, autoritetet po përgatisin një metodologji të re për energjinë elektrike, me synim ruajtjen e çmimit aktual.

Ne kemi pasur çmime dukshëm më të ulëta në rajon, deri në gjysmën e çmimeve të vendeve të rajonit.16:05 16:09 sigurisht, edhe në këtë moment po zbatojmë masa, dhe kjo është një nivel i reduktuar i akcizës. Varësit nga intensiteti i krizës ashtu edhe do t’i përcaktojmë masat. Ndërsa për energjinë elektrike po përgatisim metodologji, që të përpiqemi  nëse nuk ka zgjidhje tjetër ta mbajmë çmimin e njëjtë. E pse të mos përpiqemi edhe ta ulim çmimin. – Hristijan Mickoski, Kryeministër

Me shtrenjtimin e karburanteve në bursat botërore, me çmimin e naftës Brent mbi 100 dollarë për fuçi, shqetësimi tani është nëse kriza do të sjellë edhe më shumë tronditje dhe rritje të kërkesës për më shumë derivate në muajt e ardhshëm kur ato përdoren edhe për ngrohje në Evropë. /Alsat.mk