KUR POLITIKANËT PREKEN NGA SINDROMA E HUBRISIT!

Screenshot

KUR POLITIKANËT PREKEN NGA SINDROMA E HUBRISIT!

Karakteri nuk është pjesa e lindur e pesonalitetit të njeriut, por është pjesa që zhvillohet gjatë përvojës jetësore. Karakteri është mënyrë sjelljes të njeriut! Njeriu çmohet dhe vlersohet sipas karakterit. Karakteri i njeriut shihet më së miri kur do të marrë një pozitë të lartë në pushtet.
Pushteti nuk e ndryshon një njeriun, por më mirë e pasqyron karakterin e tij të vërtetë. Njerëzit me karakter të mirë veprojnë me ndjenjën e përgjegjësisë, duke i respektuar parimet morale dhe empatinë.
Sipas Platonit me shtetin duhet të udhëheqin ato që nuk e duan pushtetin . Pushtetin duhet ta marrin ato që nuk e dëshirojnë.
Udhëheqës më të mirë bëhen ato njerëz që nuk e duan pushtetin, por pranojnë të udhëheqin vetëm kur janë të detyruar. Pushtetin e shohin si obligim më të lartë moral. Pozitën në pushtet nuk e shohin si krenari por si detyrë për të mirën e të gjithëve, si të mirën më të lartë.
Njerëzit që nuk e duan pushtetin bëhen udhëheqës më të mirë dhe më të pastër. Ata nuk kanë ambicie për famë, as për tu pasuruar, por për ta drejtuar pushtetin duke i respektuar parimet etike dhe ligjet me integritet maksimal. Udhëheqësit e këtillë e drejtojnë pushtetin përmes parimeve të shtetit të drejtë.
Shumë politikanë aktiv sot janë të prekur nga sindroma e hubrisit. Kjo sindromë njihet edhe si sindroma e arrogances ose krenarisë. Njerëzit me sindromën e krenarisë janë në pushtet për përfitime politike, për interesa personale ose grupore, për pasuri, privilegje, për dominim. Fitojnë prirje për korrupcion pasi kanë mbrojtje dhe imunitet ligjor.
Politikanët me sindromën e hubrisit janë të “helmuar” nga pushteti, nga pozitat të cilat i mbajnë, janë ndarë nga qytetarët dhe realiteti. Kanë vetëbesim të tepruar,janë shumë krenar, vuajnë nga narcizmi, nuk pranojnë këshilla,nuk pranojnë kritika, kërkojnë lëvdata të pandërprera,mendojnë se janë mbi ligjet dhe rregullat.
Sindroma e hubrisit ose hibrisit nuk zgjatë pakufi, por zgjat aq sa edhe pozita që e ka njeriu.
Kur personi largohet nga pushteti, efekti i sindromes së hubrisit zvoglohet. Personi “zbret në tokë”, u kthehet shokëve dhe miqëve të vjetër.
Aroganca i zvoglohet, vetëbesimi nuk reflektohet, megalomania bëhet e padukshme. Autoriteti i tij është pa pushtet, pa kompetenca.
Kur politikani frapant mbetet pa pushtet ai e merr dukjen e njeriut të zbrazët i margjinalizuar dhe i papërfillshëm!

-Prof.Muhamet Borova