Vjeshta zbraz kuletat: Qytetarët ankohen për shtrenjtimet

Shtatori sjell shpenzime të shtuara te familjet me fëmijë, por nevojat shkollore nuk janë të vetmet shpenzime që rëndojnë buxhetin familjar. Me ardhjen e vjeshtës qytetarët përballen me shpenzime për ushqim, veshmbathje, ngrohje dhe nevoja të tjera të përditshme që sipas tyre gjithmonë janë më shtrenjtë.

“Gjithmonë bëhen më të shtrenjta, ndryshe nga shtetet e tjera. Për shembull, kam të afërm në Gjermani, po flasim për produktet që na duhen gjithmonë, pra gjërat e përditshme, produktet e qumështit, produktet e mishit të thatë dhe gjëra të tilla, që janë më të shtrenjta tek ne në krahasim me atje. Pse? Sepse standardi ynë, për shembull paga jonë, ne nuk e marrim të njëjtën pagë si ata. Pra, nuk është në përputhje. ”

“Gjithçka është më e shtrenjtë, nga perimet deri tek pemët, skam fjalë, pagat në Maqedoni janë të ulta, nuk e kam fjalën për personat me pozitë të lartë, por për punëtorët, meqenëse edhe unë jam punëtor edhe po e them këtë. ”

“Po është më shtrenjtë, gjithçka është më shtrenjtë, perimet edhe pemët janë më shtrenjtë, shembull kumbullat janë shumë më shtrenjtë ata ishin 30 tani janë 50 – 60. Standardin e kemi shumë të ulët edhe pagat edhe penzionet”

Qytetarë kërkojnë masa konkrete nga qeveria për frenimin e shtrenjtimeve por edhe rritjen e pagës minimale dhe të pensioneve. /Alsat.mk