Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë: Plumbat godasin një automjet, dy persona të plagosur

Sot (23.08.2026) në ora 05:45, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën „18“ në fshatin Haraçinë janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri.

Zyrtarët policorë nga Departamenti Policor në Haraçinë dhe Njësia për Intervenim pranë SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se është qëlluar me armë zjarri në një automjet të tipit „Skoda“ me targa të Shkupit, në të cilin ndodheshin I.I. (34) dhe Sh.I. (42).

Si pasojë, të dy personat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në institucionin shëndetësor publik „Shën Naum Ohridski“ në Shkup, ku u është dhënë ndihma mjekësore.