Transporti publik në Strugë drejt ndërprerjes – Komuna hesht

Transporti publik në Strugë

Transporti publik në Strugë drejt ndërprerjes – Komuna hesht

Transportuesit e linjave të udhëtarëve kanë paralajmëruar se nga 24 gushti 2026 do të ndërpresin transportin në disa linja, duke përfshirë Lozhanin, Misleshevën, Livadhinë, Koroshishtën, Delogozhdën, Nerezin, Vranishtën dhe Radozhdën.

Shkak janë borxhet e papaguara, çmimet e pandryshuara të biletave që nga viti 2022 dhe rritja e kostove të operimit. Sipas transportuesve, kërkesa e dorëzuar në Komunën e Strugës më 24 korrik ende nuk ka marrë përgjigje.

Nëse Komuna vazhdon të heshtë, pasojat do t’i bartin qytetarët, sidomos banorët e fshatrave që varen çdo ditë nga transporti publik.

Pyetja është e thjeshtë: sa më gjatë do të presë Komuna për të reaguar?