11 persona privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 8 prej tyre pa patentë

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, policia ka privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. 

“Nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“. Prej tyre, tetë shoferë kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, nga të cilët njëri ishte i mitur. Ndërsa, tre shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit”, thonë nga MPB. 

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të privuar nga liria do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.