Përplasje mes dy automjeteve në rrugën Strugë-Ohër, pesë të lënduar

Një aksident tjetër është regjistruar në rrugën rajonale Strugë–Ohër.

Në përplasjen mes një “Hyundai” dhe një “Seat”, lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i automjetit “Hyundai”, A.I. (44) nga Ohri.

Lëndime trupore kanë marrë edhe katër bashkudhëtarët e tij, si dhe drejtuesi i automjetit tjetër, D.M. (39) nga Struga.