Ndahet nga jeta Drejtori Operativ i Televizionit Alsat M, Lirim Hajredini

Sot në mëngjes është gjetur pa shenja jete Drejtori Operativ i Televizionit Alsat, Lirim Hajredini. Policia dhe ekipet hetuese dolën në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i tij është marrë për autopsi. Hajredini ishte i punësuar në Alsat prej 16 vitesh, i përkushtuar në profesionalizëm dhe sukses. Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e premte në Tetovë.