Ka përfunduar një tjetër sesion trajnimi për policët e rinj praktikantë, të cilët edhe e kanë dhënë betimin për punën e tyre.
Gjatë betimit solemn, policët e rinj e shkelën kushtetutën duke mos e përmendur emrin kushtetues të shtetit, Maqedonia e Veriut.
“Betohemi se do të respektojmë ligjet dhe kushtetutën e Maqedonisë, si dhe standardet dhe etikën e policisë”, dëgjohen duke thënë njëzëri policët e rinj.
Pamjet nga ky betim i policëve të rinj janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe janë komentuar me të madhe.
Deri në këto momente nuk ka reagim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ndryshe, muajin e kaluar në Akademinë Policore në Idrizovë në mënyrë solemne u promovuan 496 zyrtarë të rinj policorë nga gjenerata 2025-2026.
