BDI Strugë: PSE KOMUNA E STRUGËS NUK E ZBATON RRITJEN E PAGAVE PËR ADMINISTRATËN?

🔴 PSE KOMUNA E STRUGËS NUK E ZBATON RRITJEN E PAGAVE PËR ADMINISTRATËN?

Sipas informacioneve tona, shumica dërrmuese e komunave në vend kanë zbatuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave për rritjen e pagave të të punësuarve në administratë.
Përkundër kësaj, Komuna e Strugës vazhdon të mos e zbatojë këtë rritje, ndonëse në buxhet janë planifikuar mjetet e nevojshme.
Kjo sjellje nuk mund të interpretohet ndryshe, përveçse si vazhdim i qasjes nënçmuese dhe armiqësore që kryetari i komunës ka ndërtuar ndaj administratës komunale që nga marrja e mandatit. Në vend që t’i motivojë dhe t’i trajtojë si partnerë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, ai po u mohon një të drejtë që po zbatohet në shumicën e komunave të vendit.
BDI – Dega Strugë kërkon që kryetari i komunës të ndërpresë këtë qasje diskriminuese ndaj të punësuarve dhe të zbatojë pa vonesë rritjen e pagave, në përputhje me marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave.
Administrata komunale nuk duhet të jetë viktimë e inateve politike apo e vendimeve arbitrare. Të drejtat e të punësuarve duhet të respektohen njësoj si në çdo komunë tjetër të Republikës së Maqedonisë së Veriut.